Struga Trim Lum mundi ekipin kosovar të Rahovecit

Struga Trim Lum ka regjistruar fitoren e dytë në Durrës të Shqipërisë, aty ku kjo skuadër ka vazhduar qëndrimin deri në fundjavë, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Srgjan Zaharievskit për kundërshtarë gjatë ditës së sotme pati ekipin e Rahovecit, që garon në Ligën e Parë – Grupi A.

Pas pjesës së parë pa gola, në të dytën skuadra strugane luajti shumë më mirë duke shënuar dy herë në rrjetën kundërshtare, ndërsa edhe në këtë ndeshje trajneri Zaharievski provoi të gjithë futbollistët që kishte në disponim.

Golin e parë e realizoi Besir Ramadani, ndërkohë fitoren e ekipit strugan e vulosi Valentin Koçoski.

Ndeshjen e rradhës dhe të fundit në tokën shqiptare, Struga Trim Lum do ta zhvillojë kundër billgarëve të FC Botev Vratsa, ndaj së cilës skuadër në ndeshjen e para disa ditëve kishte barazuar me shifrat 1:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply