Kristian Eriksen ka kompletuar zyrtarisht kalimin te skuadre angleze e Brentford.
Mesfushori danez nuk ka luajtur futboll që nga Euro 2020, atëherë edhe kur pësoi arrest kardiak në takimin që Danimarka e zhvilloi ndaj Finlandës.
Derisa shkëputi kontratën me marrëveshje të dyanshme me Interin, Eriksen arriti të siguronte kalimin te Brentfordi, derisa kishte edhe një mesazh për tifozët e skuadrës.
“Përshëndetje të gjithëve, jam Kristian Eriksen. I lumtur të ju njoftoj se kam nënshkruar me Brentfordin dhe mezi pret të startoj. Shihemi së shpejti”, ishin fjalët e danezit.
Eriksen me Brentfordin ka nënshkruar kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për disa vite të tjera.
Kujtojmë danezi edhe më parë kishte luajtur në Premierligën angleze, duke mbajtur veshur fanellën e Totenhamit, edhe atë për plotë 6 vite e gjysmë.
Things you absolutely love to see ❤#BrentfordFC #EriksenJoins pic.twitter.com/FhvDlMLAxL
— Brentford FC (@BrentfordFC) January 31, 2022