Senegali ka siguruar një vend për në ndeshjet çerekfinale të Kupës së Afrikës, pasi në çerekfinale eliminoi Guinenë Ekuatoriale, pjesë e së cilës ishte edhe ish futbollisti i FC Shkupit, Basilio Ndong, njofton “infOSport.mk”.
3:1 doli të jetë rezultati përfundimtarë i këtij takimi, me Famara Diedhiou, që në minutën e 28-të falë asistit të Sadio Manes kaloi në epërsi Senegalin.
Ishte ky goli i vetëm i shënuar në 45 minutat e para të takimit, derisa vetëm pas 12 minutave lojë në pjesën e dytë, Jannick Buyla (57’) barazoi shifrat në 1:1.
Megjithatë Senegali e riktheu epërsinë me anë të Cheikhou Kouyate, që shënoi në minutën e 68-të, ndërsa fitoren e senegalezëve e vulosi Ismaila Sarr me golin e shënuar në minutën e 79-të, kur edhe vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Senegalai 3, Guineja Ekuatoriale 1.
Senegali në gjysmëfinale do të takohet me Burkina Fason që ia doli të eliminonte Tunizinë, ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër do të përballen Kameruni dhe Egjipti i Mohamed Sallah.
Këta të fundit eliminuan Marokun, duke mundur me shifrat 2:1, ndërkohë Kameruni falë “dopietës” së realilzuar nga sulmuesi i Lionit, Karl Toko Ekambi, mundi Gambian me rezultatin 2:0. Te Gambia në këtë ndeshje në stol mbeti ish sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe. (infOSport.mk)