Rafael Nadal me një kthesë epikër nga 0:2 në 3:2 mundi Danil Medvedev në finalen e madhe të Australian Open, duke rrëmbyer kështu titullin e 21-të Grend Slem në karrierën e tij. Ndryshe ishte kjo hera e dytë që spanjolli triumfoi në këtë garë, teksa mundi rusin Medvedev pas një ndeshje që zgjati 5 orë e 12 minuta, edhe atë në sete, 2:6, 6:7(5), 6:4, 6:4, 7:5.
A picture says a million Vamos#AusOpen • #AO2022 • @RafaelNadal pic.twitter.com/l7gcpWj5of
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 30, 2022
Titullin e fundit nga turnetë Grend Slem, Nadal e kishte fituar gjatë vitit 2019, në kuadër të US Open, kur sërish ishte takuar me rusin Medvedev.
Vlen të theksohet se Nadal për herë të fundit një kthim kaq të jashtëzakonshëm në tenisin botëror, kishte bërë para 14 viteve e gjysmë, edhe atë sërish kundër një tenisti rus, atë kohë Mihail Juzhnit.
Rafa reigns again 🏆#AusOpen • #AO2022 pic.twitter.com/Ia5JkrcafG
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 30, 2022
Përballë teniserëve të TOP10, Nadal gjatë karrierës së tij ka regjistruar 51 fitore dhe 22 disfata, prej tyre 11 vetëm në kuadër të turneut në Melburn, aty ku ka regjsitruar gjithashtu edhe 9 fitore.
Gjithashtu Nadal të dielën arriti deri tek fitorja në një ndeshje finale të Australian Open, pas 4 disfatave të njëpasnjëshme, edhe atë ndaj Marin Çiliç, Novak Djokoviç, Dominik Tim dhe Stefanos Cicipas.
Falë fitores ndaj Medvedev, Nadal fitoi titullin e tij rekord të 21-të Grend Slem, duke u bërë tenisti më i trofeshëm në histori, para Roxher Federed dhe Novak Djokoviç, që kanë nga 20-të tituj nga turnetë e mëdha. (infOSport.mk)
Legendary status 💪#AusOpen • #AO2022 pic.twitter.com/7uDDds3x7z
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 30, 2022