Takimi miqësor midis FC Shkupit dhe ekipit rus të Fakel Voronezh u mbyll me grushe dhe shqelma mes futbollistëve të të dyja skuadrave, njofton “infOSport.mk”.
Kur po luhej minuta e fundit e takimit, Trapanovski filloi një zënkë me futbollistët kundërshtarë, që më pas eskaloi në një përleshje më të madhe fizike, ku u vërejtën grushte dhe shqelma mes futbollistëve të të dyja skuadrave, por edhe atyre nga bankina.
E gjithë kjo situatë e krijuar, bëri që arbitri kryesor kur kishin mbetur vetëm edhe pak sekonda deri në minutën e 90-të, të jap shenjë për përfundimin e takimit, që la një fotografi të keqe, mbi të gjitha kur kemi parasysh se kjo ishte vetëm një ndeshje miqësore dhe që në asnjë mënyrë nuk duhej një reagim i tillë i ashpër nga ana e futbollistëve rus. (infOSport.mk)