Ruatubjaje pasi e kaloi me sukses operacionin, gati të vazhdojë kontratën me FC Shkupin!

Mbrojtësi i FC Shkupit, Abdul Ruatubjaje pasi ka kaluar me sukses operacionin, i njëjti me shumë gjasa ditëve në vijim do të firmos kontratë të re me skuadrën nga Çairi, njofton “infOSport.mk”.

Kontrata e tij aktuale është valide deri në fund të sezonit, ndërsa drejtuesit e FC Shkupit dëshirojnë që së paku të njëjtën ta vazhdojnë edhe për 6 muaj të tjera. Palët janë në bisedime, ndërsa gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, madje që në Turqi.

Ndryshe Ruatubjaje do të qëndrojë në Stamboll i vetëm dhe nuk do të rikthehet me pjesën tjetër të skuadrës në Shkup. Ai në metropolën turke do të punojë me një nga fizioterapeutët më të mirë në Turqi për t’u rikthyer edhe më i fortë në terrenet e gjelbërta, aty ku do i nevojitej skuadrës së FC Shkupit për ndeshjet europiane, ku “bardhekaltërit” dëshirojnë të shkruajnë historinë këtë vit, duke kaluar më shumë raunde.

Ndërkohë kujtojmë se drejtuesit e FC Shkupit pasditën e sotme prezantuan mbrojtësin gjeorgjian, Gagi Margviashvili, të cilin e angazhuan si zëvendësim pikërisht të Ruatubjaje. (infOSport.mk)

Leave a Reply