Skuadra e Voska Sport, që njëherit konsiderohet si një ndër pretendentët kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë nga Konferenca e Perëndimit, i ka nis vrrullshëm takimet kontrolluese në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e trajnerit Rade Cicmiloviq mundi 9:0 ekipin e Bratsvo nga Zhitoshi i Prilepit, skuadër kjo që bënë gara në Ligën e Dytë – Lindje.
Serinë e golave në këtë ndeshje të zhvilluar në Ohër, në terrenin me barë artificial e hapi Naum Veljanovski, derisa me dy golat e kapitenit Izair Emini, e ku vlen të përmendit i dyti, i shënuar nga gjuajtja e lirë, Voska Sport në pushim shkoj me shifrat 3:0.
Në pjesën e dytë golashënuesit ishin edhe më të spikatur, teksa realizuan edhe 6 gola të tjerë. Emir Aliu ishte autori i golit të katërt, që vetëm pas minuta më pas golin e parë me fanellën e Voska Sport ta shënojë Darko Razmoski, futbollisti i ardhur nga rradhët e Pelilsterit gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit.
Razmoski shënoi edhe golin e 8-të, ndërsa në këtë ndeshje shënuan gjithashtu edhe dy transferimet tjera, Vahit Murati dhe Argjent Gafuri.
Golin e fundit në këtë përballje për Voska Sport, e realizoi Nikolla Mitkoski, 18-vjeçari, që njëherit del nga shkolla e skuadrës së Voska Sport, që ndeshjen e rradhës kontrolluese do ta zhvillojë me 25 janar kundër skuadrës së Renovës. (infOSport.mk)