Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha ka dalë të jetë protagonist në ndeshjen e turit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian, që skuadra e tij e zhvilloi ndaj Hibernians në transfertë.
Berisha realizoi golin e parë në fitoren 3:0 të skuadrës së tij, mirëpo vetëm 4 minuta para fundit të ndeshjes, ai u ndëshkua me kartonë të kuq, ashtu që nuk do të mund të ndihmojë skuadrën e tij edhe në ndeshjen e kthimit që në program është një javë më pas.
Mirëpo bazuar në rezultatin përfundimtarë të takimit të parë, mungesa e Berishës nuk do të duhet të paraqet problem, që Salzburgu të vazhdojë në raundin tjetër.
Berisha realizoi nga pika e bardhë në minutën e 32-të, ndërsa përveç tij te Salzburgu në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Hëang Hee-Chan (35’) dhe Minamino (54’).
Për të ndjekur golin e Valon Berishës, klikoni KËTU: