Shkëndija prezanton sulmuesin e FC Shkupit, Kire Markoski

Shkëndija gjatë ditës së sotme ka prezantuar sulmuesin e FC Shkupit, Kire Markoski. Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte njoftuar që tre ditë më herët, ndërsa i njëjti me skuadrën kampione në fuqi të vendit ka nënshkruar  kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë.

Markoski në futbollin vendor përveç me FC Shkupin, ka luajtur edhe me Rabotniçkin dhe Akademia Pandevin, ndërsa gjithashtu ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare duke luajtur në Qipro me skuadrën e AEL Limasol dhe në Sllovaki me skuadrën e Spartak Trnavës.

26-vjeçari Markoski gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë, për të cilën ka zhvilluar 5 ndeshje dhe ka realizuar 1 gol.

Markoski bëhet përforcimi i 5-të i Shkëndijës, pas Ferhan Hasanit, Mihail Manevskit, Klisman Cakes dhe brazilianit Andre Mensalao. (infOSport.mk)

Leave a Reply