Anulohet miqësorja Struga Trim Lum – Renova

Për shkak kushteve jo të volitshme klimatike, ndeshja e paraparë për tu zhvilluar sot midis Struga Trim Lum dhe Renovës, është anuluar, njofton “infOSport.mk”.

Për ekipin e Struga Trim Lum duheshe të jetë kjo ndeshja e parë në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, mirëpo fusha e mbuluar me borë në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër, nuk u lejoi atyre një gjë të tillë.

Në anën tjetër Renova që dje është akomoduar në Ohër, do të pret kundërshtarin e rradhës, derisa kjo skuadër deri më tash ka zhvilluar dy takime paraprake. Fillimisht u mundën  4:1 nga Ferizaji, që më pas të barazojnë 1:1 me Besën e Dobërdollit.

Ndërkohë me shumë gjasa, Struga Trim Lum ndeshjen e saj të parë miqësore do të duhet ta zhvillojë në Durrës kundër ekipit kosovar të Ferizajit. (infOSport.mk)

Leave a Reply