Struga Trim Lum prezanton dy futbollistë të rinj

Struga Trim Lum para pak çastesh ka prezantuar dy emra të rinj, me të cilët ka plotësuar zbrastirat e krijuara, sidomos në sulm me largimin e Dejan Cvetanoskit.

Vendin e tij do ta zë Pa Omar Xhobe, sulmuesi nga Gambia, i cili vjen në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës.

Një gjë të tillë “infOSport.mk”, kishte paralajmëruar që 10 ditë më parë, ndërsa tashmë erdhi konfirmimi nga ana e drejtuesve të Struga Trim Lum, të cilët njëkohësisht kanë prezantuar edhe një futbollistë tjetër të ri.

Fjala është për mbrojtësin e krahut të djathtë, Rada Saviç, i cili vjen nga rradhëte Akademia Pandev.

23-vjeçari nga Serbia ishte një titullarë i padiskutueshëm te skuadra nga Strumica gjatë stinorit pranveror, duke regjistruar 17 ndeshje dhe 1 gol.

Me Saviç, drejtuesit e Struga Trim Lum kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare. Kujtojmë më parë me Struga Trim Lum kanë firmosur edhe Darko Ilieski dhe Tome Kitanovski. (infOSport.mk)

Leave a Reply