Fenerbahçe është në garë në tri kompeticione dhe kërkon që të këtë ekip sa më të plotësuar për fazën finale, duke tentuar një emër si Xherdan Shaqiri, i cili aktualisht mbron ngjyrat e Lionit.
Së pari, Fenerbahçe si trajner emëroi İsmail Kartalin, ndërsa tashmë është fokusuar te përforcimet që do të bëhen.
Presidenti Ali Koç dhe drejtuesit e tjerë dëshirojnë t’i ofrojnë sa më shumë mundësi trajnerit të ri.
Për këtë Fenerbahçe ka nisur punën për transferimin e Xherdan Shaqirit, duke vënë kontakte zyrtare.
Tifozët e klubit po e presin me padurim ardhjen e një lojtari si Shaqiri, i cili dhe më herët ka qenë i lidhur me Fenerbahçen.
Shaqiri me Lionin ka kontratë deri në vitin 2024, por duket se klubi francez është i gatshëm ta lirojë shqiptarin para përfundimit të saj.