FC Shkupi i ka nisur me disfatë ndeshjet kontrolluese në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra nga Çairi tashmë disa ditë po zhvillon fazën kryesore të përgaitjeve në prag të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra e Goce Sedlloskit në duelin e parë në tokën turke, përballë kishte skuadrën polake të Leh Poznan, skuadër kjo që në fund shënoi fitore 4:0.
Golin e parë Leh Poznan e realizoi në minutën e 34-të me anë të gjeorgjianit Nika Kvekveskiri, i cili i papenguar nga askush nga afërsia shënoi në rrjetën e zbrazët të Artan Iljazit. Ky i fundit kapituloi edhe 4 minuta më vonë, kur pas një harkimit të Kvekveskiri nga rivënia e këndit, në shtyllën e dytë përfitoi kroati Ante Miliç, që në ato momente realizoi për 2:0.
Në pjesën e dytë Goce Sedlloski bëri një sërë ndryshimesh, megjithatë sërish të parët ishin futbollistët polak që shënuan me anë të Filip Marvinskit, që mjaft mirë u lirua nga Blerton Sheji, që më pas me një të djathtë të fuqishme të mposhtë për herë të parë portierin Kristijan Naumovski, që ishte inkuadruar në vend të Artan Iljazit.
Goli i tretë i Marvinskit erdhi në minutën e 54-të, ndërkohë FC Shkupi në minutën e 69-të realizoi golin e parë në këtë takim.
Fredy Alvarez ekzekutoi një goditje dënimi nga ana e djathtë, ndërsa në shtyllën e parë mjaft mirë reagoi Marjan Radeski, i cili me kokë zbuti epërsinë e Leh Poznan në 3:1.
Megjithatë nuk vonoi shumë dhe polakët u kundërpërgjigjën shumë shpejtë me anë të Maksim Çekala, i cili në të 75-tën vendosi njëherit edhe rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Leh Poznan 4, FC Shkupi 1.
Ndeshjen e rradhës kontrolluese në Antalia të Turqisë, FC Shkupi do ta zhvillojë me datë 23 janar, gjithnjë nëse gjejnë kundërshtarë, teksa 3 ditë më vonë tashmë “bardhekaltërit” nga Çairi kanë caktuar një përballje me skuadrën ukrainase të Çernomorets Odesa. (infOSport.mk)