Gafa e portierit në Kupën e Afrikës bëhet virale (VIDEO)

Në Kupën e Afrikës nuk mungojnë gafat, derisa së fundmi është përfshirë një nga portierët e ekipeve pretedente për ta fituar këtë kompeticion. Fjala është për portierin e Bregut të Fildishtë, Badra Ali Sangare, i cili “tradhtoi” shokët e tij teksa bëri një gafë të pafalshme në sfidën ndaj Sierra Leone.

Kombëtarja e Bregut të Fildishtë po udhëhiqte me rezultatin 2:1, por në minutat shtesë, Sangare ishte autor i një gafe nga e cila përfituan më së miri kundërshtarët duke barazuar rezultatin në 2:2.

Ishte kjo njëra nga ndeshjet e xhiros së dytë në kuadër të grupit “E”, aty ku Bregu i Fildishtë kryeson renditjen me 4 pikë, një më shumë se Guineja Ekuatoriale, derisa në dy pozitat e fundit ndodhen Siera Leone me 2 pikë dhe Algjeria me 1 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply