Shpend Asani i Voska Sport prezantohet te Veleshta

Sulmuesi i Voska Sport, Shpend Asani 6 muajt e rradhës do të luaj në formë huazimi te skuadra e Veleshtës, njofton “infOSport.mk”.

Kështu vendosi kryesia e klubit shqiptarë nga Ohri, në konsultim me trajnerin Rade Cicmiloviq, i cili për momentin ka më shumë zgjidhje në repartin e sulmit.

Shpend Asani është një emër i njohur në futbollin vendor, i dalë nga shkolla e Shkëndijës, i cili gjatë karrierës së tij në futbollin tonë vendor përveç me Voska Sport, ka luajtur gjithashtu edhe për FC Shkupin, Vëllazërimin e Kërçovës, Vardarin e Forinës dhe Dritën e Bogovinës.

25-vjeçari Asani për një vit e gjysmë ishte pjesë edhe e futbollit kosovar, duke luajtur për Gjilanin dhe Ferizajin.

Te Veleshta, Asani shihet si zëvendësim për Stojançe Velinov, i cili përforcoi rradhët e Gostivarit. (infOSport.mk)

Leave a Reply