Hamza Ramani i bashkohet Jahi Bushit te Bellasica

Hamza Ramani ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë te skuadra e Bellasicës, aty ku do të gjejë një tjetër futbollistë të dalë nga shkolla e FC Shkupit, Jahi Bushi.


     Jahi Bushi, një goleador i ri te FC Shkupi


Ky i fundit pjesë e skuadrës nga Strumica është që nga fillimi i këtij edicioni, derisa Ramani skuadrës së Bellasicës i bashkohet në mes të sezonit nga rradhët e Veleshtës, njofton “infOSport.mk”.


Hamza Ramani, tjetër 16 vjeçar që debuton për FC Shkupin


Ramani është produkt i shkollës së FC Shkupit, si dhe anëtar i përfaqësueses U19 të Maqedonisë.

19-vjeçari Rahmani, i cili me ekipin e parë të FC Shkupit kishte debutuar me 16 vjet e 4 muaj, gjatë karrierës së tij përveç me Veleshtën kishte luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës.

Leave a Reply