Ish futbollisti i Pelisterit, Lukas Kardoso, i cili janarin e vitit 2018-të ishte transferuar te Partizani i Tiranës, ka vendosur që ti jap fund aventurës së tij në futbollin shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.
Braziliani 27-vjeçar largohet kështu nga “Të kuqtë” pas plotë 4 viteve, edhe pse në dy raste ai ishte transferuar tek Drita e Gjilanit dhe Besa e Kavajës.
Tashmë kur gjithçka ka mbyllur me “Demat e Kuq” nga Tirana, Kardoso do të provojë një eksperiencë të re në Kazakistan.
Sulmuesi brazilian, i cili kaloi një dëmtim gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, ku luajti në vetëm 5 ndeshje me Partizanin, në vazhdim do të bashkohet me skuadrën e FK Kyzyl-Zhar.
Ish futbollisti i Pelisterit gjatë ditës së djeshme menjëherë kishte fluturuar drejt Turqisë, ku është bashkuar me skuadrën e tij të re për të nisur fazën përgatitore.