Pas fazës së parë të përgatitjeve të zhvilluara në Tetovë, futbollistët e Shkëndijës tashmë janë zhvendosur në Antalia të Turqisë, ku do të qëndrojnë deri më 27 janar, për të zhvilluar edhe fazën kryesore të përgatitjeve dimërore.
“Kuqezinjtë” do të shfrytëzojnë kushtet e përshtatshme klimatike që mbizotërojnë në Antalia për të kërkuar formën optimale të skuadrës përpara fillimit të gjysmësezonit pranveror.
Gjatë qëndrimit në Turqi, Shkëndija do të zhvillojë edhe katër ndeshje kontrolluese. Ndeshja e parë do të luhet më 15 janar kundër BFC Siofok nga Hungaria, e dyta më 19 janar kundër FC Piast Gliëice nga Polonia, ndeshja e tretë më 23 janar kundër FC Ëarta Poznan poashtu nga Polonia, ndërkaq ndeshja e fundit miqësore do të zhvillohet më 27 janar kundër Slovan Liberecit nga Çekia.
Kuqezinjtë do të kthehen në Tetovë më 28 janar, ku do të vijojë edhe faza e tretë e përgatitjeve përpara fillimit të gjysmësezonit pranveror që starton më 13 shkurt.
Kujtojmë kundërshtarë i parë Shkëndijës në stinorin pranveror do të jetë Struga Trim Lum, ndaj së cilës skuadër do të kërkojë hakmarrjen për atë eliminim në kuadër të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë.
Ndeshjet miqësore të Shkëndijës në Antalia të Turqisë:
15/01/2022 – BFC Siofok (Hungari) vs KF Shkëndija
19/01/2022 – FC Piast Gliëice (Poloni) vs KF Shkëndija
23/01/2022 – KF Shkëndija vs FC Ëarta Poznan (Poloni)
27/01/2022 – FC Slovan Liberec (Çeki) vs KF Shkëndija