Arbitri i finales së Superkupës së Italisë, Daniele Doveri, është parë dje duke u larguar nga Milano me një çantë që ka ngjyrën dhe logon e Interit.
Është diçka normale, sepse ndodh shpesh që klubet pritëse u japin dhuratë arbitrave suvenire ose fanella në shenjë respekti.
Mirëpo ky detaj nuk u ka shpëtuar tifozëve juventinë, që menjëherë e kanë postuar në rrjetet sociale dhe e kanë kryqëzuar arbitrin.
Ky i fundit akordoi një penallti për Interin (që në fakt ishte vendim i drejtë), por ka mjaftuar çanta që ai mbante me vete në aeroport që të nisin polemikat sa i përket paanshmërisë së gjyqtarit në këtë takim.
Megjithatë, pas ndeshjes ku Interi fitoi 2:1 dhe rrëmbeu trofeun e Superkupës, arbitri kryesor mori vlerësim pozitiv nga specialistët italianë.
Ndërkaq, tifozët e Juves më së shumti shtronin pyetjen: nëse do ta kishte fituar “Zonja e vjetër” trofeun dhe arbitri do të shihej në ambiente publike me çantën e Juves, atëherë çfarë do të ndodhte…?
FC Juventus comunica di aver presentato alla Lega Serie A una richiesta per far rigiocare la partita di Supercoppa in seguito alle foto, emerse questa mattina, dell'arbitro Doveri, che lo ritraggono con uno zaino dell'Inter. pic.twitter.com/yf0WYCo74f
— Paulista 🦓 (@finoallafine922) January 13, 2022