Stojkoski rikthehet te Makedonija GJ.P

Kristijan Stojkoski ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij, duke vendosur që të rikthehet te skuadra e Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”.

Emri i tij ishte i lidhur ngushtë edhe me Bregallnicën e Shtipit, drejtimin e së cilës skuadër e morri, Illço Gjorgjioski, me të cilin Stojkoski kishte punuar te skuadra nga Gjorçe Petrovi.

Stojkoski te Makedonija GJ.P vjen nga rradhët e Rabotniçkit, aty ku kishte luajtur 18 muajt e fundit, ndërsa gjithashtu pas largimit të tij nga ekipi “verdhekuq” verën e vitit 2017-të, ai kishte veshur edhe fanellën e FC Shkupit dhe Akademia Pandevit, me të cilën skuadër në vitin 2019-të kishte fituar edhe Kupën e Maqedonisë.

Pikërisht ky trofe do të jetë caku i Makedonija GJ.P këtë edicion me trajner Muharem Bajramin, duke pasur parasysh se skuadra nga Gjorçe Petrovi ka arritur deri në fazën gjysmëfinale.

Leave a Reply