Rabotniçki gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe ish futbollistin e Shkëndijës, Arbin Zejnullai, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti tetovar rikthehet kështu në futbollin vendor pas aventurës 5 mujore në futbollin kroat, aty ku nuk la fare gjurmë me fanellën e Lokomotiv Zagrebit.
Rabotniçki dhe Zejnullai kanë arritur marrëveshje dy vjeçare, ndërsa është ky përforcimi i tretë i “romantikëve”, pas Armend Alimit dhe sulmuesit serb, Anes Rusheviç.
Zejnullai gjatë ditës së sotme ka kryer edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re, Rabotniçkin, aty ku rigjen ish bashkëlojtarin e tij nga rradhët e Shkëndijës, Armend Alimin.