Interi fiton SuperKupën e Italisë, Sançez më i shpejtë se fërshëllima e arbitrit, shënon në minutën e 120-të (VIDEO)

Interi ka fituar sot SuperKupën e Italisë, duke mundur pas kohëve shtesë Juventusin me shifrat 2:1.

Ekipi “zikaltër” ka triumfuar në një ndeshje dramatike, të vendosur nga goli i Aleksis Sançez në minutën e 120-të.

Kiliani shënoi golin e triumfit dhe e gjithë festa në fund ishte e “zikaltërve”, të cilët fitojnë trofeun e parë me Simone Inzaghin si trajner.

Ndryshe ndeshja nisi më mirë për Juventusin që avansoi me golin e realizuar në minutën e 25-të nga MekKeni. Ky i fundit pranoi një super asist nga ana e Alvaro Moratas në zonën kundërshtare dhe me kokë arriti që të mposhtë portierin Handanoviç.

Përgjigjja e vendasve të Interit nuk vonoi shumë, pasi 9 minuta më vonë ata përfituan një penalti, të cilën në gol e shndërroi sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez.

Ky gol njëherit doli të jetë i fundit gjatë 90-të minutave lojë, ashtu që shtesat duheshe të vendosin fituesin e kësaj SuperKupe, që u zhvillua në “San Siro”. (infOSport.mk)

Leave a Reply