Struga Trim Lum përforcon mbrojtjen me ish futbollistin e FC Shkupit

FC Struga Trim Lum po punon në qetësi rreth angazhimit të futbollistëve të rinj. Edhe pse zyrtarisht kanë prezantuar vetëm mbrojtësin Darko Ilieski, “infOSport.mk” nga burime të besueshme mëson se në pranverë pjesë e struganëve do të jetë edhe mbrojtësi i djathtë, Tome Kitanovski, i cili së fundmi ishte pjesë e FC Shkupit.

29-vjeçari Kitanovski shihet si zëvendësim për Klisman Caken e larguar te Shkëndija e Tetovës.

Bëhet fjalë për një futbollistë me mjaft eksperiencë si në futbollin vendor, ashtu edhe në atë ndërkombëtarë.

Në futbollin vendor përveç me FC Shkupin, ai ka luajtur edhe me Makedonija GJ.P. dhe Pelisterin, ndërkohë sa i përket karrierës ndërkombëtare, të njëjtën e kishte zhvilluar në Rumani me skuadrën e Krajova, pastaj në Serbi me skuadrat e Vozhdovac dhe Mladost Luçani, në Kroaci me Istra dhe Slaven Belupo dhe në Azerbejxhan me ekipin e FK Sabail. (infOSport.mk)

Leave a Reply