Hoze Murinjo vazhdon të monitorojë Granit Xhakën dhe po shqyrton një ofertë të re për futbollistin shqiptarë, që dëshiron ta ketë në skuadër gjatë sezonit 2022-2023.
29-vjeçari ishte afër transferimit te Roma që gjatë merkatos së verës së kaluar. Ai madje kishte rënë dakord për kushtet personale me drejtuesit e skuadrës romake, mirëpo marrëveshja dështoi në nivel klubesh kur ishte në pyetje çmimi i lojtarit, me ç’rast Xhaka mbeti në Londër, duke nënshkruar kontratë të re me ‘Topçinjtë’.
Si ‘Sky Sport’ ashtu edhe ‘La Gazzetta dello Sport’ raportojnë se futbollisti shqiptarë i Zvicrës është ende në fokusin e Murinjos, dhe se “Ujkesha Romake” mund të rifillojë bisedimet me Arsenalin në fund të sezonit.
Xhaka te Roma shihet si zëvendësues i Zhordan Veretu, i cili me shumë gjasa gjatë verës që vjen do të largohet nga Roma.