Derisa ende është në pritje të lajmit, nëse mund të qëndrojë në Australi, situata e Novak Djokoviç pasurohet me detaje të tjera.
Një ndër tenistët më të mirë botëror është rikthyer të flasë në rrjetet sociale, duke shpjeguar versionin e tij të fakteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e pozitivitetit me COVID-19 dhe duke pranuar disa gabime që mund të komplikojnë pozicionin e tij, ku ka thënë se ka qenë i infektuar kur ka kryer një intervistë me një gazetar francez.
Sipas medias australiane “Crimes Act”, Nole do të rrezikonte 5 vite burg për deklarata të rreme në lidhje me pozitivitetin me SARS-COV-2.