Një derbi i ri në merkato që mund të gjallërojë negociatat mes Interit dhe Milanit në javët në vijim.
Protagonist i përplasjes në distancë është Julian Alvarez, talenti më i mirë i futbollit amerikano-jugor që kushton 20 milionë euro dhe që është në pronësi të skuadrës së njohur argjentinase të River Plate.
Zikaltërit për momentin kanë një avantazh të lehtë, por “kuqezinjtë” nuk kanë ndërmend të dorëzohen, ashtu si edhe në kampionat, ku deri në fund pritet të diskutojnë çështjen e titullit.