Fitorja ndaj Majorkës për Levanten ishte e parа pas plotë 273 ditëve në La Liga, ndërsa një kontribut në të dha edhe shkupjani, Enis Bardhi, i cili asistoi në golin e parë të shënuar nga Soldado.
Përveç këtij super asistimi, Bardhi gjatë gjithë ndeshjes ishte shumë aktiv, ndërsa kjo ka bërë që i njëjti të fitoj një vend në formacionin më të mirë të javës së 20-të në La Liga.
Bardhi luajti titullarë ndaj Majorkës, për tu zëvendësuar në minutën e 85-të, derisa Levante e tij shënoi fitore 2:0.
Përveç Bardhit në formacionin më të mirë të javës u zgjodhën edhe dy bashkëlojtarët e tij, portieri Fernandez dhe mbrojtësi Vezo, derisa gjithashtu kishte vend edhe për dyshen sulmuese të Realit të Madridit, Benzema dhe Vinicius. (infOSport.mk)
🇪🇸 La Liga Team of the Week pic.twitter.com/ObnIH4Hfu6
— WhoScored.com (@WhoScored) January 11, 2022