Ja për sa kohë ka nënshkruar kontratë me Shkëndijën Klisman Cake

Klisman Cake në orët e vona të së hënës edhe zyrtarisht u prezantua me fanellën e Shkëndijës, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë për 3 vite e gjysmë, njofton “infOSport.mk”.


Ekskluzive, Klisman Cake një futbollistë i ri i Shkëndijës!


Klisman Cake është përforcimi i katërt i kuqezinjve në afatin kalimtar të janarit, dhe kështu vazhdon ndërtimi i një skuadre kualitative, që pritet të arrijë suksese të vazhdueshme si në kampionatin vendor poashtu edhe në garat evropiane.

Cake te Shkëndija erdhi nga rradhët e Struga Trim Lum, pjesë e së cilës ishte për dy vite e gjysmë, ndërsa paraprakisht kishte luajtur me ekipin e Tiranës, ku edhe e kishte filluar karrierën e tij si futbollist.

Leave a Reply