Cake: Erdha si fëmijë po largohem si burrë nga Struga Trim Lum! Ju falemenderit

Klisman Cake edhe zyrtarisht do të luaj me Shkëndijën në vazhdim të kampionatit, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti 22-vjeçar me origjinë nga Pogradeci, i cili në të kaluarën kishte qenë pjesë edhe e skuadrës së Tiranës, te Shkëndija transferohet nga rradhët e Struga Trim Lum, pjesë e së cilës ishte për dy vite e gjysmë.

Ai te Struga Trim Lum erdhi si 20-vjeç, apo siç thotë edhe vetë ai në postimin e bërë në “facebook”, erdhi si fëmijë, për tu larguar si burrë. Me këtë rast Cake falënderoi fillimisht presidencën e Struga Trim Lum me në krye numrin 1 të kësaj skuadre, Mendi Qyra dhe të gjithë me të cilët ka punuar gjatë periudhës së kaluar në qytetin e bukur të Strugës.

“Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit të F.C. Struga Trim Lum. Erdha si një fëmijë këtu dhe tani po largohem si burrë. Falënderojë presidencën e ekipit për gjithçka, drejtorin e klubit dhe sekretarin e klubit. Dua të falënderoj dhe tranjerët që kam pasur në ekip, që nga të gjithë kam mësuar diçka. Falënderojë dhe shokët e ekipit me të cilët kemi arritur disa rezultate fantastike dhe që kena bërë historinë. Dhe në fund falënderojë gjithë qytetin e Strugës që më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time në këto 2 vite e gjysmë” – kishte shkruar në profilin e tij zyrtarë në “facebook”, Klisman Cake.

Siç informoi gjatë ditës së hënë “infOSport.mk”, Struga Trim Lum për shitjen e Klisman Cake te Shkëndija ka marrë dëmshpërblimin e kërkuar, duke pasur parasysh se i njëjti kishte kontratë me ekipin strugan deri në fund të sezonit aktual. Për më tepër Struga Trim Lum ka ruajtur të drejtën e një përqinje nga shitja e rradhës së Cakes në ndonjë skuadër tjetër. (infOSport.mk)

Leave a Reply