Izet Ajrullahu është rikthyer te Skopje, aty ku kaloi momentet e tij më të mira të karrierës. Shkupjani ishte ndër futbollistët më të merituar edicionin e kaluar, kur skuadra nga Autokomanda siguroi pjesëmarrjen në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Ajrullahu shkëlqeu stinorin vjeshtorë të sezonit 2020/2021 me Skopjen, ndërsa kjo bëri që i njëjti janarin e vitit 2021 të transferohet në rradhët e Makedonija GJ.P.
Te skuadra shkupjane, Ajrullahu qëndroi vetëm 6 muaj, për tu transferuar gjatë verës së kaluar te Renova. Një dëmtim më serioz dhe minutazhi i vogël që merrte nga trajneri Qatip Osmani, bënë që Ajrullahu të ndërpresë para kohe bashkëpunimin me “gjipspunuesit”.
Te Skopje Ajrullahu pritet të ndihmojë repartin ofenziv dhe të ushqej me sa më shumë asistime dy sulmuesit kryesor, Hristijan Kirovski dhe Alen Jasharovski.
Ndryshe, Ajrullahu është një fëmijë i dalë nga shkolla e Rabotniçkit, i cili që në moshë të re ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur në Hungari me Ujpesht, në Ruman me UTA Arad dhe O. Secuiesc si dhe Slloveni me skuadrën e Komarno, ndërsa në futbollin vendor kishte provuar veten edhe me skuadrën e Genç Kalemler në Ligën e Dytë. (infOSport.mk)