Edhe pse të vështirë, Napoli megjithatë ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në garë për pozitën e dytë në elitën e futbollit italian, njofton “infOSport.mk”.
Të përzgjedhurit e trajnerit Sari, në ndeshjen e parë të së dielës në kuadër të javës së 29-të mundën Empolin e Veselit me rezultatin 2:3.
Ishte kjo një ndeshje me dy pjesë të ndryshme, ku në të parën pamë një dominim absolut të “napolitanëve”, që shënuan tre gola, ndërsa mund të shënonin edhe një tjetër në rast se Insinje në minutën e 7-të shënonte nga pika e bardhë. Megjithatë atë që nuk e bëri në këtë rast, e bëri në minutën e 24-të, kur shënoi për 2:0, pasi paraprakisht në minutën e 19-të Insinje kishte kaluar në epërsi Napolin. Po i njëjti futbollist shënoi edhe golin e tretë për Napolin në minutën e 38-të nga penaltia, ndërkohë në pjesën e dytë ishte Empoli që realizoi dy herë në rrjetën e Reinas.
Fillimisht El Kaduri në minutën e 70-të zbuti epërsi e Napolit në 1:3, derisa veterani Makarone me golin e realizuar nga pika e bardhë në minutën e 82-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Empoli 2, Napoli 3, shkruan “infOSport.mk”.
Te Napoli për gjatë 90 minutave luajti Elseid Hysaj, që u ndëhskua me kartonë të verdhë në të 79-tën, derisa Veseli mbeti në pankinë.
Falë kësaj fitore Napoli tashmë renditet në pozitën e dytë me 63 pikë, një më shumë se Roma që ndeshjen e javës së 29-të do ta zhvillojë sonte në mbrëmje kur në Olimpiko do të mirëpret Sasuolon.