Partizani po i bënë vend Fernandinjos së Makedonija GJ.P

Partizani e ka marrë seriozisht transferimin e brazilianit Fernando Augusto – Fernandinjo. Madje këtij të fundit i’a ka siguruar edhe vendin e titullarit, duke e larguar përfundimisht te ekipi i të rinjëve mbrojtësin e deritanishëm të krahut të majtë, Emiliano Musta.

Një gjë të tillë ka zbuluar “Panorama Sport”. Sipas kësaj të fundit, drejtuesit e Partizanit i kanë kërkuar prishjen e kontratës mbrojtësit të majtë, i cili nuk është pajtuar me një gjë të tillë, ndërsa si ndëshkim klubi ka dërguar elbasanasin të stërvitet me ekipin U-21, duke qenë tashmë jashtë planeve të skuadrës së parë.

Musta me Partizanin ka kontratë deri qershorin e vitit 2023, ndërsa të njëjtën kontratë burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e Partizanit i’a kanë ofruar edhe brazilianit Fernandinjo, i cili së shpejti pritet të prezantohet me fanellën e “Demave të Kuq”. (infOSport.mk)

Leave a Reply