Skuadra e Superligës së Kosovës, Drita ka gjetur akordin me Partizanin për transferimin e futbollistit të talentuar, Lauren Ismailaj.
Lajmin e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e skuadrës kosovare, të cilët ditëve në vijim premtojnë prurje të reja në skuadrën e tyre, që për dallim nga sezoni i kaluar, kur vetëm përmes ndeshjes së barazhit arriti që të mbijetojë në Superligë, këtë vit pretendojnë të luftojnë për kreun e tabelës.
Ismailaj ka qenë pjesë edhe e Partizanit U-19, ndërsa gjatë sezonit të shkuar ishte pjesë e skuadrës së të rriturve duke u stërvitur në urdhrat e trajnerit Starova.