Vasoski prezantohet te Sarajeva, bashkë me të edhe dy ndihmësit e tij

Aleksandar Vasoski sot edhe zyrtarisht është prezantuar si trajner i skuadrës së njohur boshnjake të Sarajevës.

Strategu 42-vjeçar me shumë herë kampionët e Bosnje e Hercegovinës ka nënshkruar kontratë për 6 muaj, ndërsa në arrinë të sigurojë Europën, automatikisht e njëjta i vazhdohet edhe për një vit tjetër.

Vasoski tashmë ka zgjedhur edhe ndihmësit e tij, Radenko Bojoviç dhe Mihajllo Kostiç, me të cilët kishte punuar edhe më parë.

Bojoviç me Vasoskin kishte qenë bashkë te Vardari dhe Akademia Pandevi, ashtu që tashmë disa vite janë bashkë.

Kujtojmë Sarajeva stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit boshnjak e mbylli në pozitën e katërt me 28 pikë, 20 më pak se skuadra e parë në renditje, Zrinjski, ndërsa vetëm dy më pak se Borac Banja Luka që mban pozitën e tretë, e që gjithashtu siguron një vend për në arenën ndërkombëtare. (infOSport.mk)

Leave a Reply