Pas Ferhan Hasanit, Shkëndija gati të shpërthejë edhe një tjetër bombë!

Pas super transferimit të Ferhan Hasanit, drejtuesit e Shkëndijës po bëhen gati të shpërthejnë edhe bombën tjetër, kur janë në pyetje transferimet e reja në këtë afat kalimtarë të dimrit.

Burime të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se drejtuesit e skuadrës kampione të vendit janënë bisedimetë avansuara me mbrojtësin e majtë Naser Aliji, i cili një periudhe mbante veshur edhe fanellën e kombëtares shqiptare.

Aliji pritet që të shtojë konkurrencën në mbrojtje, mirëpo i njëjti nuk është emri i vetëm që bënë pjesë në listën e përforcimeve të “kuqezinjëve”.

Një emër tjetër është edhe au i Stiven Eze, nigerianit, i cili në anën tjetër pëlqehet nga vetë trajneri Bruno Akrapoviç.

Që të dy kishin qenë bashkë te Lokomotiva Plovdiv, mirëpo për shërbimet e Eze gjithashtu interesohen edhe gjigandët bullgarë të CSKA Sofjes.

Njëjtë sikurse Naser Aliji dhe Stiven Eze janë futbollistë të lirë, ashtu që nëse gjejnë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e Shkëndijës rreth kushteve personale, njëri prej tyre së shpejti do të veshë fanellën “kuqezi”. (infOSport.mk)

Leave a Reply