Antonio Kasano dhe Alesio Çerçi janë dy emrat e njohur të futbollit italian, që i janë bashkuar skuadrës së Veronës.
Antonio Kasano i cili ishte pa skuadër që nga muaji janar, kur u largua nga Sampdoria, ka gjetur akordin me klubin e Veronës njëjtë sikurse edhe Alesio Çerçi, i cili i dha fund eksperiencës së tij të dështuar në La Liga me skuadrën e Atletiko Madridit.
Që të dy kanë nënshkruar kontrata një vjeçare dhe janë nisur menjëherë drejt lokalitetit të “Primero”, ku gjendet pjesa tjetër e skuadrës e cila ka filluar grumbullimin për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit Fabio Pekia.
Kasano dhe Çerçi te skuadra e Veronës do i bashkohen një ish reprezentuesi italian, Xhanpaolo Pacini, i cili me 23 golat e tij, ishte ndër më të merituarit për ngjitjen e Veronës në “Serie B”.