Kai Havertz pësoi një thyerje të gishtit, në momentin e golit të realizuar kundër Totenhamit mbrëmë.
Gjermani i dha avantazhin “Bluve” në minutën e pestë të takimit në “Stemford Brixh” në ndeshjen e vlefshme për gysmëfinalen e Liga Kupës së Anglisë.
Ishte spanjolli Markos Alonso, ai i cili e shërbeu Havertzin, teksa mesfushori gjerman u tregua i saktë nga afërsia.
Bashkëlojtarët e tjerë iu hodhën gjermanit për të festuar golin, por ai vetë nuk ishte në gjendje të festonte.
Ai ishte në siklet dhe u pa duke e shtrënguar dorën pasi pati një përplasje me portierin, Hugo Lloris, përplasje në të cilën gjermani e theu gishtin e vogël të dorës së djathtë.
Me gisht të thyer, Havertz luajti nga minuta e pestë deri kur u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, ndërsa menjëherë në pjesën e dytë vendin e tij e zuri Timo Verner.
Ndryshe, Çelzi në fund triumfoi me shifrat 2:0 duke e fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër “Spërsave”.