Është ndarë nga jeta presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze. Mësohet se Laze ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Arben Laze kishte dhjetë ditë që ishte shtruar në spital si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi, ndërsa ka ndërruar jetë pak para mesnatës si pasojë e një goditje në zemër.
Gjatë presidencës së Arben Lazes, Elbasani në sezonin 2005-2006 ishte shpallur kampion i Shqipërisë, derisa një sezon më herët ata kishin përfunduar si nënkampion.