Mbrëmë vonë pas mesnate disa huliganë kanë marrë guximin për të dëmtuar një pjesë të lozhës së re të stadiumit në Çair. Ata kanë djegu disa ulëse si dhe kanë dëmtuar rëndë kabinën e ndërtuar enkas për gazetarë, e ku kolegët e TVM dhe Arena Sport i transmetonin ndeshjet e FC Shkupit në kuadër të Ligës së Parë.
Një akt ky tepër vandal që nuk i bënë mirë askujt, sidomos kur drejtuesit e FC Shkupit por edhe FFM bënë detyrën e tyre duke ju mundësuar kushte optimale tifozëve të futbollit për të ndjekur ndeshjet e futbollit të skuadrës nga Çairi që stinorin vjeshtorë e mbylli si lider me një epërsi solide prej 7 pikëve ndaj vendit të dytë që mbahet nga Akademia Pandev.
Parashtrohet pyetja vallë dikujt i pengojnë pikërisht këto rezultate të FC Shkupit, apo ndoshta edhe dikush tjetër.
Policia ka qenë në terren dhe po heton rastin e shëmtuar në fjalë, e ku shpresojmë që huliganët e vërtetë të dalin para drejtësisë. (infOSport.mk)