Trajneri i Çelzit, Tomas Tushel, ka konfirmuar se N’Golo Kante dhe Tiago Silva do të humbasin ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup” të mbrëmjes së sotme, pasi rezultuan pozitivë me Covid-19.
Dyshja u konfirmuan me teste pozitive këtë mëngjes dhe tani do t’i nënshtrohen një periudhe izolimi.
Kështu dyshja në fjalë do të humbasin ndeshjen e FA Kupës kundër Çesterfilld në fundjavë si dhe ndeshjen e dytë të Kupës së Ligës kundër Totenhamit në transfertë.
I pyetur nga mediat nëse ka pasur raste të reja në kampin e Çelzit, Tushel konfirmoi: “Po, fatkeqësisht Tiago Silva dhe N’Golo Kante. Është e madhe për ne, sepse ata janë dy futbollistë të mëdhenj. Ne patëm informacionin e fundit sot në mëngjes”, u shpreh Tushel.