Ilirid Ademi ka dalë në stërvitje me Egnatian, skuadër kjo që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani. I larguar pak ditë më parë nga Laçi, sulmuesi nga Gostivari nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur skuadrën e tij të re.
Ademi te Egnatia do të rigjejë bashkëlojtarët e tij nga FC Shkupi, Besart Krivanjevën dhe Besar Isenin, të cilët te skuadra nga Rrogozhina e Shqipërisë u transferuan në fillimin e vitit të kaluar.
Ademi u transferua me shumë bujë te Laçi verën e kaluar, por i njëjti luajti vetëm në 9 ndeshje, teksa në vetëm 3 prej tyre luajti si titullarë.
Ai luajti edhe në 4 ndeshje të Kupës, ku arriti të shënojë dy gola, ndërsa gjithashtu luajti për plotë 128 minuta në dy ndeshjet e UEFA Europa Conference League, ndaj gjigandëve belg të Anderlehtit.
Tashmë pritet një aventurë e re për Ilirid Ademin, që më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Gostivarin, Makedonija GJ.P dhe Renovën. (infOSport.mk)