Shkëndija dhe mesfushori Kamer Qaka kanë rënë dakord që të ndajnë rrugët para kohe. Qaka nuk do të jetë në të ardhmen pjesë e Shkëndijës, ndërsa bashkëpunimi është ndërprerë me marrëveshje ndërmjet të dyja palëve, edhe pse pejani me skuadrën tetovare kishte kontratë deri verën e vitit 2022.
Anëtari i përkohshëm i kombëtares shqiptare, skuadrës së Shkëndijës iu bashkua janarin e vitit 2021, duke fituar titullin kampion.
Ai me Shkëndijën numëron gjithsej 22 ndeshje, derisa stinorin vjeshtorë me fanellën “kuqezi” zhvilloi vetëm 4 ndeshje, duke qenë titullarë vetëm në xhiron e parë kundër Tikveshit.
Kujtojmë “infOSport.mk” për largimin e Qakës, por edhe të Armend Alimit si dhe Rubin Hebajt nga rradhët e Shkëndijës kishte shkruar që me 15 dhjetor. Mbetet të shihet se cili do të jetë largimi i rradhës nga ekipi kampion. (infOSport.mk)