Dritan Mehmeti është emëruar trajner i ri i skuadrës së parë të Partizanit. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi shqiptarë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Dritan Mehmeti ka luajtur rolin e zv. trajnerit në sezonin 2018-19 te Partizani, sezon kur “të kuqtë” u shpallën kampion, ndërsa një kohë ka luajtur gjithashtu edhe rolin e trajnerit në ekipin B.
Këtë sezon ai ishte trajneri i ekipit U-21. Mehmeti ka filluar menjëherë përgatitjet me ekipin e tij ditën e sotme për gjysmën e dytë të sezonit.