Rubin Hebaj bëhet me skuadër të re

Rubin Hebaj shumë shpejtë ka gjetur skuadrën e tij të re, pas largimit nga rradhët e Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi shkodran me shumë gjasa karrierën do ta vazhdojë te Teuta, nga e cila skuadër kishte arritur janarin e vitit të kaluar.

Ai me Shkëndijën regjistroi gjithsej 29 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola, ndërsa gjatë stinorit vjeshtorë u paraqit në vetëm 11 ndeshje, edhe atë në vetëm një prej tyre si titullarë, kundër Tikveshit që në xhiron e parë.

Te Teuta, Hebaj do të rigjejë sërish trajnerin Edi Martini, i cili njeh mirë vlerat e tij dhe ai beson tek aftësitë e tij realizuese.

Hebaj njëherit shihet si zëvendësim për sulmuesin e larguar maqedonas, Pepi Gorgiev, i cili nuk arriti që të përmbush kërkesat e drejtuesve të skuadrës durrsake, që pjesën e parë të sezonit 2021/2022 në elitën e futbollit shqiptarë e mbylli në pozitën e 6-të me 18 pikë. (infOSport.mk)

Leave a Reply