Voska Sport po tregohet shumë aktive në merkaton e janarit, teksa në dytën e dytë të vitit 2022 ka angazhuar edhe futbollistin e dytë, njofton “infOSport.mk”.
Pas prezantimit të Altin Llogës gjatë ditës së djeshme, sot drejtuesit e skuadrës shqiptare nga Ohri prezantuan sulmuesin e krahut, Darko Razmoski.
Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 22-vjeçar, i cili te Voska Sport vjen nga rradhët e skuadrës së Pelisterit nga Liga e Parë.
Ai me skuadrën nga Manastiri gjatë stinorit vjeshtor u inkuadrua në 16 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.
Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë që ka dalë nga shkolla e Akademia Pandev, për të luajtur më pas edhe me Bellasicën dhe Bregallnicën e Shtipit.
Eksperienca e tij do të ndihmojë Voska Sport për të arritur objektivin, pasi Razmoski ka të zhvilluara rreth 50 ndeshje në Ligën e Parë, aty ku ka regjistruar edhe 3 gola dhe 3 asiste.
Kujtojmë para Darko Razmoskit dhe Altin Llogës, Voska Sport angazhoi edhe Argjent Gafurin e Renovës dhe portierin Dejan Siljanovski të Skopjes. (infOSport.mk)