Sileksi prezantoi 10 blerjet e reja

Sileksi gjatë afatit kalimtarë të verës ka qenë ndër skuadrat më aktive në tregun e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Kratova ka bërë plotë 10 blerje të reja, duke ndryshuar në tërësi formacionin, të cilin trajneri Zhikica Tasevski do të ketë për detyrë ta komponojë mirë dhe sa më të përgatitur të presin sezonin e ri futbollistik që me shumë gjasa do të startoj me 13 gusht.

Sileksi është përforcuar në të gjitha repartet, duke filluar që nga porta, ku ka angazhuar dy portier, pas largimit të Nikolla Vujanac.

Bëhet fjalë për portierin 18-vjeçar të Metalurgut, Bllagoje Ivanov dhe 20-vjeçarin Goran Trajkovski, i cili te Sileksi arriti nga rradhët e Makedonija Gjorçe Petrovit. Që të dy do të duhet të luftojnë për një vend titullari me Milan Mitroviç.

Në repartin difenziv apo në krahë, drejtuesit e skuadrës nga Kratova kanë angazhuar serbin Dejan Bllagojeviç, i cili vjen nga BSK Borça, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu ka luajtur edhe me skuadrat si Maçva Shabac dhe Drina Zavornik. Ai luan si futbollist i krahut të majtë, ndërsa gjithashtu mund të luaj edhe në qendër të mbrojtjes. Sa i përket krahut të djathtë, ata kanë angazhuar brazilianin 23-vjeçar, Antonio de Oliveira Zhunior – Toni. Ai te Sileksi vjen nga rradhët e skuadrës së Tupinambas, derisa në Brazil kishte luajtur edhe me Internacional dhe Rio Branko, shkruan “infOSport.mk”.

Në mesfushë Sileksi ka angazhuar 25-vjeçarin Martin Bllazhevski, i cili vjen nga rradhët e Pelisterit. Ai gjithashtu gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Teteksin, Dritën e Kosovës dhe Vardarin, derisa në këtë repart skuadra nga Kratova ka angazhuar edhe Darko Aleksovskin, që vjen nga rradhët e Kit-Go Pehçevo.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe në Serbi me skuadrat si BSK Borça, Singjeligj, Lokomotiv Beograd dhe Modriça. Edhe pse si mesfushor, sezonin e fundit me fanellën e Kit-Go Pehçevo, 27-vjeçari Aleksovski kishte realizuar 15 gola.

Një futbollist tjetër që mund të mbulojë këtë reaprt, por edhe disa  reparte tjera është Nenad Neshovski, i cili vjen nga shkolla e Sileksit. Ai pasi mbushi 18-vjet, firmosi edhe kontratën e tij të parë profesionale, duke nënshkruar për 5 vite me ekipin e tij që e ngriti si futbollist.

Reparti në të cilin është përforcuar më së shumti skuadra nga Kratova, është ai i sulmit. Gjithsej 3 futbollistë të rinj do të ketë në dispozicion trajneri Tasevski, kur është në pyetje ky repart, pasi drejtuesit e skadrës kanë arritur që të bëjnë për vete 20-vjeçarin e Bregallnicës, Boban Georgiev, i cili luan si sulmues krahu, pastaj 22-vjeçarin Dimitar Ivanov, i cili në Kratovë vjen nga rradhët e EuroMilkut, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellat e skuadrave si, Teteksi, Vardari, Metalurgu dhe Lubanci, ndërsa goditja më e madhe në këtë repart konsiderohet të jetë ajo e serbit Veljko Plaziniq.

SILEKSI GJEN ZËVENDËSUESIN E NEDELJKOVIÇ

Sulmuesi 25-vjeçar shihet si zëvendësim për të larguarin Igor Nedeljkoviç, ndërsa te Sileksi vjen nga rradhët e Sloga Pozhega.

Bëhet fjalë për një sulmues koruplent dhe realizator shumë të mirë, duke pasur parasysh se në tre edicionet e fundit me fanellën e skuadrës serbe të Sloga Pozhega në 85 ndeshje kishte shënuar 33 gola.

Ai përveç me këtë skuadër, gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Dragaçevo, Sloboda Çaçak dhe Polet.

Mirëpo këtu nuk është edhe fundi i përforcimeve të bëra nga ana e skuadrës së Sileksit, e cila përveç përforcimeve të bëra në  fondin e futbollistëve, ajo ka bërë një përforcim edhe në stafin teknik, duke angazhuar një trajner të ri për kondicion, Borçe Lazarev – Bore, që vjen nga rradhët e klubit të hendbollit të Metalurgut, ku ishte pjesë e stafit teknik të Lino Çervar.

Leave a Reply