Barcelona gjatë ditës ka njoftuar blerjen e sulmuesit spanjoll të Mançester Sitit, Ferran Torres.
“Jam i lumtur të njoftoj se nga sot do të jem një lojtar i ri i Barçës”, – tha Ferran Torres një video të postuar në rrjetet sociale të “katalunasve”.
Ferran Torres ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2027 me një klauzolë lirimi prej 1 miliard euro. Të hënën më 3 janar në orën 11:00 do të bëhet prezantimi i reprezentuesit spanjoll.
🤙 @ferrantorres20 calling … #BenvingutFerran pic.twitter.com/78DP3qjB8i
— FC Barcelona (@FCBarcelona) December 28, 2021
Ndërkohë lajm i mirë është edhe dëshira e Usmane Dembele për të vazhduar qëndrimin te Barcelona. Ai dëshiron të rinovojë kontratën me Barcelonën, pasi e njëjta i skadon në fund të këtij sezoni.
Duke iu referuar raportimeve të mediave spanjolle Dembele është i gatshëm të firmosë një kontratë të re 5-vjeçare me Barcelonën me një reduktim të ndjeshëm të pagës.
Kartoni i Dembele i ka kushtuar Barcelonës 140 milionë euro përfshirë edhe bonuset, ndërkohë që paraqitjet e tij në sezonet e fundit janë kushtëzuar shumë nga dëmtimet.