Shkëndija e Tetovës vazhdon të punojë në transferimin e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Naser Aliji.
Edhe pse ky i fundit deri më tani nuk ka kthyer përgjigje pozitive, tratativat vazhdojnë. Mbrojtësi i krahut të majtë me origjinë nga Kumanova, ka qenë pjesë e kombëtares së Shqipërisë, ndërsa gjithashtu ka luajtur edhe në kampionate të forta në të shkuarën.
Para eksperiencës së fundit në Hungari me ekipin e Honved, Aliji ka luajtur edhe me Bazel e Vaduz në Superligën e Zvicrës, në Bundesliga 2 me Kajzersalutern, me Virtus Entella në Serie B dhe me Dinamo Bukureshtin në Rumani.
Vërtetë një eksperiencë e bukur kjo, që do të ngriste cilësinë në rradhët e Shkëndijës, që në stinorin pranveror do të tentojë të shkrijë epërsinë prej 8 pikë të kampionëve të vjeshtës, FC Shkupit. (infOSport.mk)