LPFMV, ndeshjet e javës së 28-të në program të shtunën

Ndeshjet e javës së 28-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohen të shtunën. Deri te ky ndryshim vjen për shkak festës së madhe të krishterëve, Pashkët.

Kështu që të gjitha 6 ndeshjet do të zhvillohen me 19 prill me fillim në ora 16:00.

E gjithë vëmendja do të përqëndrohet në Strugë, aty ku kampionët në fuqi të vendit do të mirëpresin Gostivarin, derisa në Gostivar do të jemi dëshmitarë të duelit mes ekipeve shqiptare nga Pollogu, Besës nga Dobërdolli dhe Shkëndijës nga Tetova.

Skuadra nga Dobërdolli po lufton për mbijetesë, derisa “kuqezinjtë” nga Tetova, për titullin kampion, ashtu që janë këto parametra për të ndjekur një super ndeshje të shtunën në stadiumin e qytetit në Gostivar.

FC Shkupi, që ndodhet në një krizë të thellë, do të mirëpret skuadrën aspak të përshtatshme, Sileksin, që vazhdon të ndjek Shkëndijën në garën për titullin kampion, derisa një hap fals të skuadrës nga Kratova mirëpret Rabotniçki, që në arenën “Todor Proeski”, do të mirëpret Pelisterin.

Dy ndeshjet e fundit mes skuadrave që diskutojnë për mbijetesë, janë ato midis Voska Sport dhe Vardarit në Ohër, si dhe ajo në Kavadar, midis Tikveshit dhe AP Brera.

Të gjitha ndeshjet e së shtunës do të startojnë në ora 16:00. (infOSport.mk)

LPFMV | Java 28

Struga Trim Lum 19.04 (16:00h) Gostivari
Besa Dobërdoll 19.04 (16:00h) Shkëndija
FC Shkupi 19.04 (16:00h) Sileksi
Voska Sport 19.04 (16:00h) Vardari
Rabotniçki 19.04 (16:00h) Pelisteri
Tikveshi 19.04 (16:00h) AP Brera

Leave a Reply