Super Fisnik Asllani, “tripletë” ndaj Hanoverit

Edhe një super paraqitje tjetër e Fisnik Asllanit në Bundesliga II. Anëtari i përfaqësueses së Kosovës, shkëlqeu sot kundër ish ekipit të Altin Lalës, Hanoverit, duke e mundur i vetëm.

Asllani shënoi që të tre golat për Elversberg në fitoren 3:1 në transfertë. Kujtojmë, Asllani dy gola të tjerë kishte shënuar edhe në ndeshjen e xhiros së kaluar kundër Regensburg.

Ndryshe, Asllani në Bundesliga II tashmë numëron 17 gola dhe renditet në pozitën e dytë në listën e golashënuesve, menjëherë pas Davie Selke të Hamburgut. Këta të fundit udhëheqin njëherit edhe renditjen tabelare me 52 pikë,  5 më shumë se Elversberg i Fisnik Asllanit, që për momentin mban pozitën e tretë, menjëherë pas Këlln, që ka 51 pikë.

 

Leave a Reply